Përfundon pa sukses takimi i Brukselit/ Vuçiç: Kurti s’deshi ta pranojë marrëveshjen

Përfundon pa sukses takimi i Brukselit/ Vuçiç: Kurti s’deshi ta pranojë marrëveshjen

Kanë përfunduar pa sukses bisedimet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Duke folur për gazetarët Vuçiç tha se Kurti s’donte ta pranonte marrëveshjen.

"Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar", u tha Vuçiç gazetarëve.

"Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të AKS-së. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ikën nga detyrimet e saj", shtoi ai.

 

(11:00) Nis në Bruksel takimi Kurti-Vuçiç/ Borrell: Koha të zbatohet seriozisht marrëveshja 

Ka nisur në Bruksel takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ndërmjetësuesëve të BE-së, përfaqësuesit të lartë Josep Borrell dhe të dërguarit për dialogun, Miroslav Lajçak. 

Josep Borrell deklaroi se Kosova dhe Serbia të fillojnë seriozisht zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

Ai ka thënë se sot në takim në Bruksel do të shoh nëse “palët janë të gatshme të marrin përgjegjësi”.

Është koha të fillojmë seriozisht zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit. Sot, do të shohim nëse janë palët e gatshme të marrin përgjegjësi”, ka shkruar Borrell në platformën “X”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy