OKB kërkoi largimin e UNMIK nga Kosova, reagon Vuçiç: Na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

OKB kërkoi largimin e UNMIK nga Kosova, reagon Vuçiç: Na detyron të mbrojmë njerëzit tanë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se thirrja e SHBA për tërheqjen e misionit paqeruajtës të OKB-së nga Kosova do ta linte Serbinë pa zgjidhje tjetër përveçse të mbronte njerëzit e saj në Kosovë.

Vuçiç nuk tha konkretisht se çfarë lloj veprimi mund të ndërmarrë Serbia në Kosovë. Kreu i shtetit serb, beson se SHBA duan çdo gjë që përfaqëson Kombet e Bashkuara në Kosovë t’i largojnë, pasi për ata Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Presidenti serb tha se kur SHBA-të të marrin vendime të tilla që janë në përputhje me interesat e tyre, të mendojnë edhe për interesat e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Kërcënimi i tij vjen pas thirrjes së bërë nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley për të përpunuar “strategjinë e daljes" së misionit të OKB-së në Kosovë të njohur si UNMIK.

Largimi i UNMIK-ut dhe formimi i ushtrisë së Kosovës, do të vente Serbinë në situatë të rëndë, në të cilën nuk do të kishim zgjedhje, as të drejtë çfarëdo tjetër të bëjmë përveç se të mbrojmë vendin tonë”, ka deklaruar Vuçiç.

UNMIK u vendos në Kosovë në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s për të frenuar masat e ashpra të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy