Grumbullimet janë të ndaluara që nga shpallja e pandemisë në mars të 2020-s, ndaj kur mendoni për koncertet, nuk dihet ende kur do të lejohen. Por një bandë amerikane ‘The Flaming Lips’ tregoi një mënyrë të re se si mund të bëhen koncertet, ndërsa Covid qarkullon.
Banda mbajti dy koncerte shumë unike në Oklahoma ... të dy muzikantët dhe audienca e tyre ishin brenda tullumbaceve të mëdha.
Në secilin koncert u vendosën 100 flluska, që mbanin deri në tre vetë secili.
Brenda secilës flluskë ishte një altoparlant, i cili parandalonte zhurmën që të pengonte shfaqjen. Gjithashtu brenda tyre kishte një shishe uji, një freskuese me bateri, një peshqir dhe një shenjë ku shkruhej "Dua të shkoj në tualet / Kam shumë nxehtë".
Nëse nxehej shumë, flluska rimbushej me ajër të freskët duke përdorur një ventilator dhe at që kishin nevojë për të shkuar në tualet u shoqëruan nga stafi, pasi të kishin vendosur një maskë dhe të dilnin jashtë flluskës.
Përpara koncerteve, këngëtari i grupit Wayne Coyne, tha se njerëzit do të ishin "më të sigurt se të shkonin në dyqan ushqimesh".
"Ishte një ngjarje shumë e kufizuar dhe e çuditshme. Por çudia është që mund të shijojmë një koncert pa vënë të afërmit dhe të tjerët në rrezik. Mendoj se është pak një normalitet i ri”, tha ai për “Rolling Stone”.
Burimi: The Guardian dhe BBC



