Zgjedhjet e 14 shkurtit, BE: Besim se institucionet e reja të Kosovës do të zgjidhen shpejt

Zgjedhjet e 14 shkurtit, BE: Besim se institucionet e reja të Kosovës do të zgjidhen shpejt

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefat e misioneve anëtare të bllokut evropian në Kosovë thonë se është e rëndësishme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të jenë transparente, të besueshme dhe përfshirëse.

U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit.

Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim, ku shtohet se BE-ja përmes Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM), do të vëzhgojë procesin zgjedhor dhe më pas do të nxjerrë një raport, ku do të përfshihen edhe rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet edhe më tej procesi zgjedhor.

Bashkimi Evropian thotë se është i gatshëm që të punojë me përbërjen e re parlamentare të Kosovës dhe pret që institucionet e reja të Kosovës do të zgjidhen shpejt, përfshirë edhe presidenti i ri i vendit.

Më 14 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejt vote kanë mbi 1.7 milion qytetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy