Thellohet përplasja mes dy ekonomive më të mëdha të botës, Trump vendos tarifa të reja mbi importet kineze (VIDEO)

Thellohet përplasja mes dy ekonomive më të mëdha të botës, Trump vendos tarifa të reja mbi importet kineze (VIDEO)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thelloi luftën e tij tregtare me Pekinin, duke vendosur tarifa të reja 10 për qind mbi rreth 200 miliardë dollarë importe, një masë që një zyrtar kinez e përshkroi si “helmuese” për atmosferën e negociatave.

Trump paralajmëroi në një deklratë të së hënës se nëse Kina do të hakmerret me kundërmasa, “ne do të vijojmë me fazën 3, që do të thotë tarifa në vlerën 267 miliardë mbi importet”.

Kina po shqyrton mundësinë e dërgimit të një grupi negociatorësh në Uashington për bisedime të tjera, shkruan sot “South China Morning Post, duke iu referuar nja burimi pranë qeverisë kineze.

Kjo lëvizje rrezikon që ta zgjasë edhe më tej luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

“Masat tregtare amerikane kundër Kinës nuk do të funksionojnë, pasi Kina ka mjetet e mjaftueshme të politikës fiskale dhe monetare për të përballuar ndikimin”, tha një zyrtar i lartë i tregut të letrave me vlerë.

“Presidenti Trump është një biznesmen i vështirë. Ai përpiqet të ushtrojë presion mbi Kinën në mënyrë që të marrë lëshime nga negociatat tona. Mendoj se kjo lloj taktike nuk do të funksionojë me Kinën", tha Fang Xinghai, zëvendës kryetar i rregullatorit të letrave me vlerë të Kinës, në një konferencë në qytetin port të Tianjinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy