Stroni: Mjekët kanë nevojë për paga dinjitoze dhe përmirësim të kushteve në punë! Luftojmë që protokollet të afirmohen

Stroni: Mjekët kanë nevojë për paga dinjitoze dhe përmirësim të kushteve në punë! Luftojmë që protokollet të afirmohen

Kreu i Sindikatës së Mjekëve, Gent Stroni tha gjatë një interviste për MCN Live se sistemi shëndetësor ka vend për përmirësim në aspektin e rrogës dhe kushteve që mjekët dhe infermierët gjenden.

Duke folur në Ditën Botërore të Mjekut, Stroni tha se prej vitesh mjekët luftojnë që protokollet të afirmohen, jo se nuk ekzistojnë.

Sipas Stronit sistemi shëndetësore duhet të përmirësohet.

Për ditën e mjekut doja të bëja një urim për kolegët se janë ata që janë të dedikuar dhe mundohen duke bërë sakrifica, duke reduktuar orët në familjet e tyre, duke pasur vështirësi të madhe në kushtet që punojnë. E sidomos në këto situata që kemi kaluar.

Ka dhe fjalë të mira dhe jo të mira. Sistemi shëndetësor ka vend për përmirësim për aspektin e pagesës së mjekëve dhe kushteve që ato gjenden. Një pjesë e mirë për çështje dinjiteti pretendojnë të jetojnë  jashtë vendit. Kjo do të thotë që diçka nuk shkon.

Kemi dëgjuar që e para fjalë e mirë është rritja e rrogës, ku në radhë të parë janë mjekët specialistë që duhet të ishin përkrahur prej kohësh, por më mirë vonë sesa kurrë. Bazuar në fjalët e Ramës dhe mjekët e sistemit parësor dhe infermierët do kenë rritje 7% dhe deri diku minimizon hendekun dhe që këta persona të marrin në konsideratë jetesën në Shqipëri. Vend për përmirësim ka.

Së pari po kap pjesën e protokolleve. Prej vitesh luftojmë që protokollet të afirmohen jo se nuk ekzistojnë. Deri në këto momente ka pasur raste kur disa barna kanë qenë me mungesa, por ka pasur alternativa. Kur një ilaç mungon ke një alternativë sekondare. Në një farë mënyrë del nga ky protokoll primar. 

Sa i përket mungesave, nëse do diskutojmë për spitalet terciare, deri diku janë të mbuluara, ka nevojë për më tepër, por them që ne arrijmë të mbulojmë nevojat. Shërbimi arrin t’i jepë maksimumin pacientëve duke rritur volumin e punës së personave që janë në punë.

Në vendet e Lindjes nuk kanë rroga të larta, por kanë trajtime ndryshe. Kanë një banesë, makinë që janë të shtetit. Krijohen disa kushte të tjera favorizuese dhe krijohet jetesë dinjitoze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy