
Uashingtoni mesazh Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhin çështjen e emrit. Nënsekretari i Departmantit Amerikan të Shtetit, Ues Mitchell gjatë vizitës në Shkup tha se SHBA nuk mund të marrë vendime për ta, por Shkupi dhe Athina duhet të vendosin bashkarisht. Mitchell tha gjithashtu se dyert e NATO-s për Maqedoninë janë të hapura.



