Me ndihmën e teknologjisë, personalitetet e famshme kthehen në jetë. Princesha Diana, Michael Jackson, John Lennon dhe të tjerë, edhe pse të vdekur, janë “ringjallur” në mënyrë dixhitale nga avokati dhe fotografi turk, Alper Gesiltas.
Artisti ka siguruar një sërë portretesh fotorealiste për projektin e tij të titulluar “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
Fotot u bënë shumë shpejt virale duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente pozitive.
Në fotogaleri gjeni disa nga personalitetet më të mëdha që kanë ndërruar jetë, duke përhapur pikëllimin në të gjithë globin, duke u sjellë në shekullin e 21-të, mes tyre John Lennon, Fredi Mercury, Heath Ledger, Tupac Shakur, Paul Walker dhe Amy Winehouse.



