
Sezoni turistik këtë vit në Shqipëri ka qenë i veçantë për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë të gjithë Europën, por edhe për faktin se kjo verë ishte e para ku shtetasit shqiptarë, por edhe në të gjithë botën lëvizën te lirë, pas heqjes së masave antiCovid.
Duke bërë një bilanc për mënyrën se si ka shkuar ky sezon veror, në një komunikim me edicionin e lajmeve në MCN tv, Zak Topuzin, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, e vlerëson të suksesshëm për faktin se më shumë se 20% e të huajve vizituan vendin.
Është një sezon i suksesshëm tej parashikimeve, është gati 20% më shumë krahasuar me vitin 2019 që konsiderohej ndër vitet më të rëndësishme turistike, pavarësisht se një pjesë e tyre janë turist transit, por ne fund të fundit ata blejnë diçka këtu.
4 milion shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në forma të ndryshme, gati 75% e tyre janë të ardhur me rrugë tokësore, pastaj ka një rritje të turistëve që kanë ardhur me rrugë ajrore, por pjesa më dërmuese mbetet ardhja në mënyrë tokësore.
Topuzi, tha se sivjet shqiptarët u panë të kenë pasur kushte më të mira për të pushuar jashtë vendit.
Teksa tha se mbi 3 milionë dolën jashtë vendit përgjatë 7 muajve si turistë, ai numëroi këto arsye:
Flasim për gati 3 milion e 100 mijë shqiptarë që kanë dal jashtë vendit, kjo tregon një rritje të numrit të turistëve shqiptar që kanë dal për pushime, kjo ka disa arsye të veta. Një pjesë e arsyeve është të themi lufta denigruese që është bërë kundër turizmit në Shqipëri, me forma nga më të ndryshmet, që ka bërë që një pjesë e shqiptarëve të largohen dhe të bëjnë pushime në vende të tjera.
Fakti është që ka qenë një sezon më pozitiv sigurisht që ka probleme me shërbimin, me standardet, por janë drejt përmirësimit, këta që kanë dal brenda 7 muajsh, kjo tregon se edhe shqiptarët kanë mundësi të dalin dhe brenda vitit besoj se do të arrij shifra gati që një shqiptar të ketë dalë 2 x jashtë vendit, kjo se edhe ka pasur oferta mjaft interesante dhe nga agjencitë turistike që shesin paketa jashtë.
Me gjithë këto përsa më lart, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit thotë se Shqipërisë i mungojnë kapacitetet akomoduese dhe vëmendja e shtetit duhet të jetë më e lartë për turizmit në vend.
Analiza kërkohet te jetë më e thellë, përderisa kanë ardhur më shumë se 20% të huaj këtë vit në Shqipëri, tregon që trendi ka qenë pozitiv, dalja e më shumë shqiptarëve gjatë 7 muajve, tregon që shqiptarët kanë arritur pjekurinë, kërkojnë njohje e eksperienca të reja, dhe kjo nuk ka prishur bilancin, pra nuk kemi më shumë turistë shqiptarë të dal, se sa të hyrë, por kërkon analiza që duhet ti bëjmë me qetësi. Shqipërisë i mungojnë kapacitete akomoduese, duke pasur parasysh resurset që i posedon vendi, ato duhet shtuar, duhet më shumë vëmendje karshi turizmit. Pamjet nga plazhet që janë dhëne në media, kanë treguar më shumë se 80% të plazheve të zaptuara, duke kaluar ndoshta më shumë se 30% më shumë se vitet e tjera, dhe kjo ka treguar një imazh të gabuar sikur plazhet janë bosh, por zënia e tyre për shkak të një ndryshimi ligjor, ka bërë këtë kalim.
Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, sugjeron që shteti duhet të mendoj më shumë për turizmin elitar, i cili posedon vetëm 2% në vend.
Për tu arritur kjo, Topuzi thotë se duhet të krijohen kushte në rritjen e sigurisë dhe standardeve të konsumimit të këtij lloj turizmi.



