Erion Braçe konfirmon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës/ Zogaj: Një sfidë, proteste dhe lëvizje brenda PS-së

Erion Braçe konfirmon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës/ Zogaj: Një sfidë, proteste dhe lëvizje brenda PS-së

Deputeti socialist Erion Braçe ka njoftuar se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranë. 

Ai u shpreh se kjo kandidaturë nuk lidhet me ambicie personale, por me dëshirën për të kontribuar për qytetin dhe banorët e tij.

 

Analisti Prec Zogaj, duke komentuar këtë zhvillim në emisionin “Të paekspozuarit”, e cilësoi lëvizjen e Braçes si një sfidë të hapur dhe një formë proteste brenda Partisë Socialiste.

 

Fakti që Braçe shpall kandidaturën ndërkohë që përflitet emri i Ogerta Manastirliu si kandidate e mbështetur nga PS, tregon për një përplasje të brendshme dhe një përpjekje për të ngritur zërin kundër mënyrës së funksionimit të partisë.

Kjo lëvizje përbën edhe një “kambanë alarmi”, pasi Partia Socialiste po shkon drejt një personalizimi të theksuar. 

Sikurse Braçe, ashtu edhe Elisa Spiropali, kanë shprehur pakënaqësi, ndonëse Braçe është më i artikuluar në publikimin e problematikave.

Kandidatura e Braçes është një akt politik i qëllimshëm për të krijuar një lëvizje dhe për të sfiduar status quo-në brenda PS-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy