Foto / Shkoi per te bere buzët, 22 vjeçarja rrezikoi të vdeste

Foto / Shkoi per te bere buzët, 22 vjeçarja rrezikoi të vdeste

Dëshironte prej kohësh që të kishte buzë mishtore, kështu që vendoi  t’i nënshtrohej një trajtimi estetik, por diçka shkoi keq dhe ajo rrezikoi jetën.

Sasha Grant është një vajzë 22- vjeçare nga Isle of Man, e cila i’u nënshtrua një trajtimi shumë të veçantë të quajtur “Goja e hirushes”.

Fillimisht dukej shumë e kënaqur me efektet e arritura, por pas seancës së dytë, gjërat nisën të përkeqësohen.

Sasha tregon për ‘Daily Mail’, se ndjeu një si shpërthim në buzën e poshtme dhe pak më vonë edhe në atë të sipërme. Por ajo mendonte se ishte një efekt normal i trajtimit, deri në momentin që nisi që t’i enjtej e gjithë fytyra.

Nga buzët nisi që t’i dilte qelb dhe rrezikoi të vdiste për shkak të reaksionit alergjik të shkaktuar nga produkti që i kishin injektuar.

Vajza qëndrioi e shtruar pesë ditë në spital, deri kur situata nisi të përmirësohej.

Mjekët mbetën të shokuar nga gjendja e vajzës, duke thënë se mund të vdiste.

“Mendova se të paguash 150 sterlina për një injeksion, ishte punë me leverdi”, thotë e reja. Tashmë që ka kaluar një vit nga eksperienca e rëndë, Sasha duket e shëruar plotësisht ndonëse herë pas here ndjen kruajtje në pjesën e buzëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy