Balliu: Që nga momenti që u bë Balla ministër, 1 minutë heshtje se Policia e Shtetit vdiq (VIDEO)

Balliu: Që nga momenti që u bë Balla ministër, 1 minutë heshtje se Policia e Shtetit vdiq (VIDEO)

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, thotë se me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm nga Taulant Balla, Toyota Yaris do vijnë pa fund, duke e cilësuar si ushtarin më besnik të krimit të organizuar. Duke folur për MCN Live, ai tha se Balla është atje si garanci për krimin e organizuar, madje shtoi se ka qenë garanci për tërheqjen e Rrahman Rrajës si deputet. Sipas tij, është Taulant Balla ai që e ka shpëtuar familjen Rraja nga arrestimi i parë dhe ka kërcënuar efektivin e policisë që po hetonte, për të cilin tha se u detyrua të ikte nga Shqipëria njëlloj si Dritan Zagani me Saimir Tahirin. “Broçkullat e Ballës se nuk do i lërë shefat e policisë të hanë bukë në restorant, këtë nuk e kuptova. Që nga momenti që u bë Taulant Balla ministër i Brendshëm, duhet të mbajmë 1 minutë heshtje, se Policia e Shtetit vdiq. Policët që nuk lejohen të bëjnë detyrën e vetë, janë të vetmit që rrinë nëpër rrugë, kemi kamera, satelit, kemi gjithçka dhe këta rrinë atje dhe marrin rrogën më të ulët që merr një efektiv policie në të gjithë botën. Balla nuk është aty për të rregulluar gjë, tha se nuk do ketë ndryshime në Policinë e Shtetit dhe nuk ka pse të bëjë, se misioni është po i njëjti, puna është po e njëjta. Ai vazhdon me bandat për bandat.” Në vijim tha se Balla do të ndjekë historinë e Saimir Tahirit, duke e cilësuar si “histori suksesi”, i cili bëri një vit burg dhe nuk iu sekuestruan asnjë palë çorape nga pasuria e vënë. “Taulanti është shembulli konkret i një marrëveshje me krimin e organizuar, se në thelb Ministria e Brendshme është informacion dhe informacioni është pushtet. Të vendosësh Taulant Ballën në krye të policisë, është krim që i bën shtetin. Me atë emërim, bëhet pis uniforma e policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy