Vrasja e Ermir Dedjas, lihen në burg dy të arrestuarit

Vrasja e Ermir Dedjas, lihen në burg dy të arrestuarit

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Durrësit për dy të arrestuarit lidhur me vrasjen e Ermir Dedjas, krim i ndodhur më 20 maj.

Klodian Berisha dhe Erion Ndoni do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve ndaj tyre.

Ata akuzohen se kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit, si edhe një makinë tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale.

Gjykata vendosi vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 34 qershor të personave nën hetim Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”

Gjithashtu policia shpallur në kërkim 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Tre të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kontrabanduar në Shqipëri 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Ermir Dedjas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy