Zbardhen detaje nga agjenda e Blinkenit në Tiranë/ Kello: Konfirmohet takimi me Dumanin dhe drejtues të tjerë të drejtësisë (VIDEO)

Zbardhen detaje nga agjenda e Blinkenit në Tiranë/ Kello: Konfirmohet takimi me Dumanin dhe drejtues të tjerë të drejtësisë (VIDEO)

Gazetari Andon Kello raporton se është konfirmuar tashmë takimi i Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken me drejtues të drejtësisë shqiptare, mes të cilëve do të jetë edhe kreu i SPAK Dumani.  

Në një raportim Live për edicionin e lajmeve në Mcn Tv gazetari Andon Kello bën me dije se:

Vizita e Antony Blinken sapo ka filluar, ku ai ndalesën e parë e ka bërë në një hotel privat në ‘Air Albania’ ku do të zhvillojë një takim privat me punonjës të ambasadës amerikane. Ishte kjo e fundit që konfirmoi se Blinken do të ketë një takim me drejtues të drejtësisë. Me këtë konfirmohet takimi mes Blinken dhe kreut të SPAK Dumani, dhe përfaqësues të OPDAT. Pas takimit që do zgjasë 1 orë e 30 minuta, Blinken do të hidhet në krahun tjetër të rrugës ku e pret kreu i shtetit Begaj, do ketë edhe dy ndalesa të tjera, te Piramida e Tiranës ku do takohet me refugjatë afganë në Shqipëri dhe 100 të rinj, studentë të programeve të shkëmbimit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Në fund do vijë në Kryeministri ku kanë filluar përgatitjet, do jetë një ceremoni pritëse protokollare nga Rama në 16:00, që do presë z.Blinken, do nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi, dhe më pas e gjitha do mbyllet me një konferencë për shtyp mes kryeministrit të Shqipërisë dhe sekretarit Blinken. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy