Ja kush është kryeministri i parë që do të takojë Trampin pas zgjedhjes president

Ja kush është kryeministri i parë që do të takojë Trampin pas zgjedhjes president

Presidenti i zgjedhur, Donald Tramp, do të presë liderin e parë të një vendi të huaj.

Dhjetë ditë pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit të SHBA-ve, Tramp do të takohet me kryeministrin e një vendi të G20.

Kryeministri japonez Shinzo Abe do të takohet me Trampin sot në Nju Jork. Gjatë takimit kokë më kokë, Tramp dhe Abe do të bisedojnë  mbi rëndësinë e marrëdhënieve Japoni-SHBA dhe garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Azisë.

Bisedimet vijnë në një kohë kur është shtuar kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut, ndërsa prezenca e Kinës sa vjen e rritet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy