Berisha: Protesta jonë ishte paqësore, qëllimi u arrit (VIDEO)

Berisha: Protesta jonë ishte paqësore, qëllimi u arrit (VIDEO)

Sali Berisha doli në një konferencë shtypi pothuajse njëkohësisht me Lulzim Bashën për protestën mbi tre orë që u mbajt sot në selinë blu. Berisha tha se protesta ishte paqësore dhe e arriti qëllimin e saj: hapjen e dyerve të PD-së. Në lidhje me vijimin e protestave, të cilin e paralajmëroi fillimisht disa orë më parë, Berisha tha se kohën do të vendosë Komisioni i Rithemelimit.

Protesta ishte tërësisht paqësore. Ajo kishte detyrë të hapte dyert e blinduara nga Edi Rama dhe pengu i tij, Lulzim Basha. Protesta dyert i hapi. Nderim për protestuesit që çanë blindën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pa gërvishtur një person të vetëm. Sasitë e gazit që u hodhën lënduan gazetarë e fotografë. U ndaluan të rinj që fajin e vetëm kushin pjesëmarrjen në protestë. Pavarësisht këtyre veprimeve të një tradhtari të vërtetë, Lulzim Bashës në koordinim me Edi Ramën, ajo që më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve demokratë për të qëndruar të pamposhtur. Ata sot kanë vetëm një pyetje. Kur do të kthehemi përsëri. I garantoj se komisioni i përkohshëm i rithemelimit do t’u japë përgjigje shumë shpejt. Ne nuk jemi në betejë për një zyrë, por kundër një përpjekjeje armiqësore, të hapur të Edi Ramës për të asgjësuar pluralizmin politik në Shqipëri.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy