Në Greqi parlajmërohen protesta të tjera për çështjen e emrit të Maqedonisë. Protestat do të mbahen në qytetet e vogla më 6 qeshor. Ato janë thirrur nga grupe të njëjta që organizuan protestat në Selanik dhe Athinë.
Qëllimi i tyre është që t’i kujtojnë qeverisë greke që populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë.
Protesta të ngjashme janë paralajmëruar edhe nga opozita në Maqedoni, më 2 qershor.
Dialogu për çështjen e emrit të Maqedonisë vijon mes dy palëve në Nju-Jork, me ndëmjetësimin e Metju Nimiç, pas mosdakordësisë për emrin Republika e Maqedonisë së Ilindenit.



