Koronavirusi/ Rama: Shtohen 400 milionë lekë për sistemin e shëndetësisë

Koronavirusi/ Rama: Shtohen 400 milionë lekë për sistemin e shëndetësisë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, në mbledhjen e jashtëzakonshme, pas konfirmimit me koronavirus të dy personave në vendin tonë, deklaroi se është shtuar një fond prej 400 milionë lekësh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, kjo shumë do të shkojë për sistemin shëndetësor për përballimin e situatës në vendin tonë.  

“Kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës, edhe financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh sipas kërkesave të bëra nga Ministria e Shëndetësisë. Është në dispozicion për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze në sistemin shëndetësor”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se dua të theksoj qartë se për të gjitha masat jemi në konsultim me OBSH-në.

“Në këtë situatë, si në çdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi zyrtar të certifikuar si dhe zbatimi në nivelin individual i orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe të tjerët në një situatë të tillë”, tha kryeministri.

Ai u shpreh se qeveria ka gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t’u vënë me nënvizim është se e gjitha struktura e personelit shëndetësor që është parashikuar për t’u futur hap pas hapi në dispozicion është e mirë organizuar, e mirë informuar dhe e mirë angazhuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy