Moti i keq dhe rrugët, Hasho: Na duhet një qendër kombëtare informimi

Moti i keq dhe rrugët, Hasho: Na duhet një qendër kombëtare informimi

Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore, thotë se për situata të vështira si këto që krijon moti i keq, është e domosdoshme ngritja e një qendre kombëtare informimi për gjendjen e rrugëve. Në studion e MCN TV, përmes Skype-it, Hasho solli Italinë si shembull.  

Ne na mungon një qendër kombëtare që të marrë të dhënat nga rrethet dhe t’i japë në kohë reale problematikat. Këtë duhet ta ketë Autoriteti Rrugor dhe duhet bërë me vendim të qeverisë. Në Itali ka një kanal në radio që merret vetëm me gjendjen e rrugëve dhe në kohë reale jep çdo lëvizje.

Lidhur me gjendjen e rrugëve, Hasho tha se ka vend për përmirësim në sinjalistikë.

Në raste të tilla të motit duhet të lëvizin vetëm ata që kanë gjëra të domosdoshme për të bërë.  Ka vende ku ka pasur probleme. Janë vendosur sinjalistika, por duhen akoma më tepër. Por duhet parë edhe kahu i vendosjes së sinjalistikës. Fakti është që shumë rrugë dhe sidomos ato rurale kanë problematikë të shtuar, edhe për shkak të rënies së gurëve. Janë fenomene që ndodhin në situata të jashtëzakonshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy