Shërbimet inteligjente italiane, në Vlorë për trafikantët

Shërbimet inteligjente italiane, në Vlorë për trafikantët

Një grup pune i shërbimeve të inteligjencës italiane ka mbërritur në Vlorë ku po inspekton territorin përeth qytetit të Vlorës, identifikuar si pika kryesore e nisjes së skafistëve.

 

Mediat italiane shkruajnë se aktiviteti i tyre është koordinuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare.

 

Kreu i Policisë kufitare, Irene Titoni ka deklaruar se nuk ka ende një alarm specifik në brigjet shqiptare edhe pse askush nuk mund të përcaktojë me siguri çfarë mund të ndodh në të ardhmen.

 

“Nuk kemi asnjë alarm por është e qartë se situata duhet monitoruar në mënyrë konstante, për të qënë të pregatitur e për të evituar surpriza të shëmtuara”, ka thënë kreu i Policisë Kufitare.

 

Prej fillimit të 2016, shkruan “Messaggero”, shërbimet e inteligjencës kanë informuar se organizata kriminale, kryesisht shqiptare, kanë blerë mjete lundruese të fabrikuara në Kinë e të disponueshme në internet me çmime mjaft të ulëta, nën hipotezën se rruga ballkanike mund të gjej një dalje përmes Adriatikut e pikërisht përmes brigjeve shqiptare.

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka refuzuar faktin se Shqipëria do t’i hap kufijtë emigrantëve, pasi sipas tij Shqipëria nuk ka as infrastrukturë, as aftësi për të mikpritur fluksin e emigrantëve. Përgjigja e kryeministrit shqiptar, sqaron “Messagero” erdhi për të sqaruar zërat sipas të cilave emigrantët me prejardhje nga Siria do të mund të strehohen në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy