Spiropali, letër Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve! Mos u fshih pas institucioneve

Spiropali, letër Ramës: Jep zgjidhje politike, dil përballë qytetarëve! Mos u fshih pas institucioneve

Deputetja socialiste Elisa Spiropali i drejton një letër Kryeministrit Edi Rama pas valës së protestave që kanë përfshirë vendin, ku i kërkon gjetjen e një zgjidhje politike.

 

Ajo thotë se dhuna nuk mund të jetë rruga e ndryshimit politik, por as dhuna sistemike e vendimeve të gabuara. 

 

Sipas saj, kur rruga nuk dëgjohet, zemërimi bëhet më i fortë dhe se tani duhet zgjidhje politike pa tabu, pa kufij dhe pa frikë. 

 

Dil përballë qytetarëve. Mos u fshih pas shumicës, institucioneve, apo numrit të mandateve. Prano se besimi nuk rikthehet me fjalë, por me përgjegjësi dhe veprime.

 

Ish-kryeparlamentarja shprehet se kur puushteti e sheh çdo kritikë si komplot, çdo protestë si kërcënim, çdo kundërshtar si armik, atëherë shoqëria fillon të flasë me gjuhën e dhunës.

 

Këtë herë ata nuk kanë dalë vetëm për kangjellat. Kanë dalë për mënyrën se si vendoset për ta pa prezencën e tyre. Kanë dalë për një administratë ku punësimi shpesh lidhet me arsye obskure, dhe jo me meritën. Kanë dalë se jeta mund t'u ndryshojë nga arbitrariteti, dhe s'kanë ku përplasen. Për një ekonomi ku lidhja me pushtetin vlen më shumë se puna. Përzgjedhja më shumë se konkurrenca. 

 

Për një drejtësi që shpesh duket e vonuar. Për një politikë që kërkon votën e tyre, e cila gjithnjë e më pak ndryshon, se fituesit mburren dhe humbësit treten. Për mbrojtjen e të pambrojtëshmes dhe nëpërkëmbjen e moralit politik.  Pushteti nuk rrëzohet gjithmonë nga kundërshtarët. Shpesh rrëzohet nga paaftësia për të kuptuar kohën. 

 

Historia i ka ndëshkuar ata që kanë menduar se një shumicë parlamentare mund ta zëvendësojë besimin e qytetarëve. 82 mandatet nuk janë mandat për të mos dhënë llogari. Janë përgjegjësi për të qeverisur edhe për ata që nuk na kanë votuar. Na duhet një ripërtëritje morale në themel të institucioneve. Një politikë që vendos në qendër njeriun dhe dinjitetin e tij, jo interesin e atyre që kanë pushtet të pakufijshëm dhe të pajustifikuar. Duhet të hapen shtigjet demokratike kudo, që të mos mbyllen rrugët nga barrikadat. Është ora e ndryshimit. Ndjeje si përgjegjësi madhore. 

 

Ti idealisti i dikurshëm, Ti intelektuali që tallej me banalitetin dhe në 2013 shumë të djathtë të panë me simpati - mundesh!

 

Këto t'i thotë një njeri që të çmon, që beson se e mira brenda teje është pakrahasimisht më e madhe se gjithçka tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy