Veliaj, “luftë” me fjalë, 5 kullat ngjiten tek diga e Liqenit (VIDEO)

Veliaj, “luftë” me fjalë, 5 kullat ngjiten tek diga e Liqenit (VIDEO)

Rreth dy vite më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u premtoi qytetarëve të Tiranës se 5 kullat te diga e Liqenit Artificial nuk do të ndërtohen. Veliaj deklaroi se bashkia ka disa plane që do të pengojnë ndërtimin e tyre.

Por sot, rreth dy vite më vonë, premtimet e Veliajt duket se kanë qenë retorikë, pasi që prej 3 prillit kur Gjykata Administrative e Apelit dha vendimin në favor të bashkisë dhe kompanisë "Gener 2", punimet kanë rinisur dhe po vijojnë me shpejtësi për të fituar edhe kohën e humbur nga seancat gjyqësore.

Leja e ndërtimit pranë digës së Liqenit Artificial u dha nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetari i PD-së Lulzim Basha, në vitin e fundit të mandatit të tij. Ndërkohë, Inspektoriati Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit kërkoi ndërprerjen e punimeve madje duke bërë edhe një padi ndaj bashkisë dhe kompanisë "Gener 2". Edhe komiteti i digave ishte gjithashtu kundër këtyre ndërtimeve.

Në fillim të mandatit të tij, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi edhe një protestë para Gjykatës Administrative të Apelit kundër ndërtimit të kullave, por paradoksi qëndron se zyrtarisht bashkia nuk ka bërë asnjë lëvizje që të pengojë ndërtimin e tyre. Tema TV siguroi materialet gjyqësore dhe rezulton se përveç argumenteve dhe prapësimeve të bëra në shkallën e parë nga bashkia kur drejtohej nga Basha, Veliaj nuk ka bërë asnjë prapësim shtesë për t'u bërë pengesë e ndërtimeve që janë kundërshtuar edhe nga komiteti i digave.

Ndërkohë, mësohet se IKMT e ka dërguar çështjen për rekurs në Gjykatën e Lartë. Por kjo e fundit ndodhet në ngërç për shkak të reformës në drejtësi dhe duke ditur që në të ndodhen rreth 24 mijë doje të pagjykuara, nuk dihet se kur do t'i vijë radha kësaj dosjeje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy