Gruaja që kaloi Covid-in në shtatzëni sjell në jetë një fëmijë me antitrupa

Gruaja që kaloi Covid-in në shtatzëni sjell në jetë një fëmijë me antitrupa

Një grua nga Singapori, e infektuar me Covid-19 në mars kur ishte shtatzënë, ka sjellë në jetë një fëmijë që i kishte të zhvilluar antitrupat. Rasti ofron të dhëna të reja në lidhje me kalimin e virusit nga nëna te fëmija.

Foshnja lindi këtë muaj pa COVID-19, por me antitrupa.

"Mjeku im dyshon se unë i kam transferuar antitrupat e mia COVID-19 tek ai gjatë shtatzënisë time", i ka thënë Celine Ng-Chan gazetës “Strait Times”.

Ng-Chan ka kaluar një formë relativisht të lehtë të virusit dhe u largua nga spitali pas dy javësh e gjysmë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk dihet ende nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin tek fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënisë ose lindjes.

Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Mjekët në Kinë kanë raportuar zbulimin dhe rënien me kalimin e kohës të antitrupave COVID-19 në foshnjat e lindura nga gratë me Covid, siç thuhet në një artikull të botuar në tetor në revistën “Emerging Infection Diseases”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy