Prostitucion në një apartament me qira/ Arrestohet 22-vjeçari dhe dy vajza kolumbiane, procedohen dy të tjera

Prostitucion në një apartament me qira/ Arrestohet 22-vjeçari dhe dy vajza kolumbiane, procedohen dy të tjera

Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe të përshtatjes së ambienteve për prostitucion në Tiranë. Një 22-vjeçar është arrestuar pasi shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane, për prostitucion. Po ashtu janë arrestuar dy nga shtetaset kolumbiane, të cilat e ushtronin prostitucionin bashkë me dy bashkëkombëse të tjera në Rrugën e Barrikadave.

 

Në njoftim thuhet:

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: 

-K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; 

-J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”. 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.   

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy