Shyqyri Myrtollari, ish-kandidat për deputet, thotë se në garën për Tiranën, PD është në avantazh. Kjo sepse kundërshtari politik përfaqësohet me një kandidate, e cila është nën hetim nga SPAK.
Ne do të vlerësojmë situatën para se të nxjerim një kandidat që të jetë i denjë të përfaqësojë më shumë sesa PD.
Mendoj që strukturat e PD do të jenë më gati se asnjëherë. Ka ikur një nga kryetarët më të korruptuar që kanë pasur ndonjëherë bashkitë. Ndërkohë kandidatja po hetohet nga SPAK për dy çështje për kohën kur ka qenë ministre e Shëndetësisë. Pra, PD është në avantazh. Në një demokraci normale nuk duhej të ishim as duke diskutuar.
Sot do të duhej të diskutonim profilin e kandidatit të PS. Nuk kemi ende një datë zgjedhjesh. Në atë moment do të kemi edhe kandidatin e PD-së.



