
Një ekip prej 10 shkencëtarësh ndërkombëtarë do të jetë në Wuhan në Janar për të hulumtuar origjinën e Covid-19.
OBSH ka deklaruar se do të dërgojë përfaqësinë e saj të shkencëtarëve në Wuhan për hetime të mëtejshme.
Kina nuk ishte kundër një hetimi të pavarur, por OBSH-së iu desh të negocionte për shumë muaj për të arritur hyrjen në qytet.
Aty filloi epidemia e koronavirusit, ndoshta në tregun ku u shitën kafshë të gjalla të të gjitha llojeve, duke përfshirë kafshë të egra, një dinamikë që është objekt i hetimit të ekipit të ekspertëve.
Sipas një biologu që do të jetë pjesë e ekipit, Fabian Leendertz i Institutit Robert Koch, nuk ka të bëjë me gjetjen e një vendi fajtor por me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të shohim nëse, bazuar në këto të dhëna, mund të përpiqemi të zvogëlojmë rrezikun në të ardhmen.



