
Italia ka roportuar rritje të rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Nga 237 635 testime janë konfirmuar 5 140 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 qytetarë dhe që prej fillimit të pandemisë numri ka shkuar në 127 942 viktima.
Të shtruarit në spital janë 1,512, nga të cilët 172 në kujdes intensiv, gjithashtu në karantinë në shtëpi janë 61,011.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 4,312,673 persona mes të cilëve 4,122,208 qytetarë janë shëruar.



