Kush ishte gruaja që u përplas për vdekje dhe u la në mes të rrugës mbrëmë në Tiranë

Kush ishte gruaja që u përplas për vdekje dhe u la në mes të rrugës mbrëmë në Tiranë

Një 46-vjeçare u përplas për vdekje nga një automjet mbrëmë pas mesnatës ndërsa pastronte rrugët në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Një makinë tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh përplasi Pranvera Berishën, 46 vjeçe, dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht ndihmës së parë dhe transportimit në spital, ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia nisi hetimet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që i mori jetën gruas.

46-vjeçarja Berisha ishte punonjëse e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit dhe po pastronte rrugën në momentin e ngjarjes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy