Vdekja Alain Delon, partnerja: Fëmijët e tij nuk më lejuan t’i them lamtumirë

Vdekja Alain Delon, partnerja: Fëmijët e tij nuk më lejuan t’i them lamtumirë

“Fëmijët e tij nuk më lanë t’i them lamtumirë”. Janë këto fjalët e Hiromi Rollin, partnerja dhe asistentja e fundit e legjendës së kinematografisë franceze Alain Delon, i cili vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare.

Gruaja japoneze 66-vjeçare ka qenë në krah të aktorit për më shumë se 30 vjet, por fëmijët e Delon, Anthony, Anouchka dhe Alain-Fabien, nuk e kanë pranuar kurrë, madje e kanë akuzuar për shfrytëzim të babait të tyre dhe keqtrajtim të kafshëve të tij.

“Jam e shkatërruar”, tha Rollin për Le Figaro.

Ne e deshëm njëri-tjetrin për mbi 30 vjet dhe jetuam së bashku për 17. Unë u ndava prej tij padrejtësisht dhe dhunshëm.

Në muajin mars ai më dërgoi një mesazh duke më kërkuar të shkoja ta shihja sepse ndihej i vetmuar.

Alain dhe Hiromi u takuan në vitin 1992 në xhirimet e filmit “Kthimi i Casanova”, ku ajo ishte asistente e prodhimit.

Mes tyre lindi menjëherë shkëndija, pavarësisht se aktori kishte një lidhje me Rosalie Van Breemen, nënën e Anouchka dhe Alain-Fabien Delon.

Ndërsa Anthony Delon lindi nga lidhja e aktorit me Nathalie Delon, e cila vdiq në vitin 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy