
Presidenti Donald Trump tha të hënën se shumë përparime janë bërë në Lindjen e Mesme, por ai nuk pranoi të thoshte kur Shtëpia e Bardhë do të lëshonte planin e saj për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Trump, gjatë një takimi me Mbretin Abdullah të Jordanisë, tha se gjërat janë përmirësuar pasi ai nxorri Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015. Aleatët europianë e kundërshtuan këtë lëvizje.
"Gjërat janë shumë të ndryshme që kur kemi përfunduar," tha Trump.
Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump i pritën në Dhomën Ovale mbretin Abdullah dha bashkëshorten e tij Mbretëreshën Rania.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump dhe mbreti jordanez prekën në takim çështje si “terrorizmi, kërcënimi nga Irani, kriza në Siri, si dhe përpjekjet për një paqe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve.''



