Tomorri zbulon pse Gjermania është vendi më hezitues për sanksionet ndaj Rusisë

Tomorri zbulon pse Gjermania është vendi më hezitues për sanksionet ndaj Rusisë

Çdo sanksion dëmton ekonominë e vendit ndaj të cilit vihen. Kështu thotë gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos.

Ai kujtoi se edhe më parë në konfliktin e Krimesë ka pasur sanksione ndaj Rusisë dhe e kanë kryer punën e tyre.

“Qëllimi i sanksioneve, në rastin e Rusisë, është që ta ndalojnë që të rrisë kapacitetet e saj ushtarake. Paketa e sanksioneve do të dojë kohë që të materializohet dhe të ndjehet. Ajo që ndodh sot mes Rusisë dhe BE, kryen një vëllim tregtar 175 miliardë euro në vit, që do të thotë që vendet e BE i eksportojnë Rusisë 70 miliardë euro mallra në vit dhe importojmë nga ajo 100 miliardë euro mallra në vit. Disa vende kanë interesa më të mëdha siç është rasti i Gjermanisë. Për këtë arsye, këto vende janë më hezituese në vendosjen e sanksioneve, pasi kanë humbje edhe ato. Ajo që ka ndodhur me Nord Stream 2, është pezullim i certifikimit. Masat më të ashpra janë ngrirja e aseteve ruse nga Britania, SHBA, BE”, u shpreh Tomorri.

Sipas tij, aktualisht Britania e Madhe nuk ka ndonjë ekspozim të madh ekonomik ndaj Rusisë, ndërsa tha se një ndër vendet më të ekspozuara ndaj Rusisë, është Gjermania, për shkak të varësisë energjetike dhe importeve.

Ai tha se gjermanët kanë një makth ndaj inflacionit, dhe trembje e cili ndikon dhe në politikën gjermane.

Tomorri shprehet se Gjermania ka qenë vendi më hezitues për të ndëshkuar më ashpër Rusinë, për shkak të ekspozimit të lartë ekonomik ndaj Rusisë. Por sipas gazetarit, Gjermania nuk mund të bëhet shkak për pengimin e një masakre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy