Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë kufitare, shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë kufitare, shkak dyshohet shpejtësia e lartë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme në Ksamil, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare, duke sjellë humbjen e jetës së një të riu 22-vjeçar.

 

Sipas gazeatres Ariola Hasanaj pwr MCN Live, i riu, i identifikuar si Albiano Kreçi, po drejtonte një mjet ujor kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me skafin e policisë, i cili ndodhej në det për monitorim rreth 400 metra nga bregu.

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Ksamil ku humbi jetën një 22-vjeçar. I riu po lundronte me një mjet ujor dhe pas humbjes së kontrollit është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i pozicionuar në det për monitorim.

 

Sipas saj, pas përplasjes, efektivët e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa i riu është transportuar drejt spitalit të Sarandës.

 

Pas përplasjes kanë qenë punonjësit e policisë kufitare që kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë, por i riu është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Në lidhje me shkaqet e aksidentit, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë faktor vendimtar, ndërsa është ngritur një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës për të zbardhur plotësisht rrethanat.

 

Sa i përket monitorimit të detit dhe shpejtësisë me të cilën ka lundruar mjeti, është ngritur një grup hetimor për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit

 

Ndërkohë, autoritetet po hetojnë edhe mënyrën e zhvillimit të kontrollit në zonën bregdetare, ku ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë në lundrim gjatë sezonit turistik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy