Spanja ka njoftuar vdekjen e parë nga virusi, ndëkohë që numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit COVID-19 në Itali është rritur me 27 në vetëm një ditë.
Viktima ka vdekur më 13 shkurt, por autopsia zbuloi se ai kishte virusin, njoftuan autoritetet e rajonit të Valencias.
Para këtij njoftimi, Ministri i Shëndetësisë në vend Salvador Illa tha se shkollat nuk do të mbyllen dhe se ekzistonte vetëm "një transmetim sporadik (i sëmundjes) në disa zona shumë specifike" të vendit.



