Vajza e madhe e Kobe Bryant hyn në punën e saj të parë!

Vajza e madhe e Kobe Bryant hyn në punën e saj të parë!

Vajza më e madhe e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, i hyn karrierës së modelingut. 18-vjeçarja Natalia Bryant është bërë pjesë e agjencisë së modelingut “IMG Models”.

“Gjithmonë kam qenë e interesuar për modën që në moshë shumë të re. Kam një dashuri për industrinë dhe qëkur më kujtohet se doja të modeloja. Kam shumë për të mësuar, por mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua që të mësoj dhe të shprehem nga ana kreative”, shkruan agjencia duke cituar kështu fjalët e adoleshentes.

Lidhur me lajmin Natalia shkroi se është shumë e emocionuar dhe e nderuar.   

Ajo festoi 18-vjetorin muajin e kaluar, ndërsa kujtojmë se një vit më parë Kobe humbi jetën në një aksident me avion, bashkë me vajzën e tyre 13-vjeçare Gianna.

“IMG Models” është një nga agjencitë më të njohura të modelingut, me seli në vende të ndryshme të botës, ndërsa ka arritur që të zbulojë imazhe të famshme tashmë si Gigi dhe Bella Hadid, Miranda Kerr apo edhe modelet e tjera të ‘Victoria’s Secrets’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy