Mos certifikimi në zgjedhje/ VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Mos certifikimi në zgjedhje/ VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dorëzojnë sot një ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputetë.

Mësohet se VV do ta dorzojë ankesën në orën 11:00 ndërsa AAK do ta dorëzojë në orën 14:00.

Partitë që do të ankohen për vendimin e Panelit Zgjedhor kanë 24 orë kohë që të marrin vendimin, ndërsa Gjykata Supreme ka kohë për të dhënë vendimin tre ditë.

VV, AAK dhe Nisma janë tre subjektet politike në Kosovë që nuk u certifikuan nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje. Pas moc certifikimit nga KQZ të treja këto subjeke dorëzuan një kërkesë në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAZ), për apelimin e vendimit të KQZ-së.

PZAZ pas shqyrtimit doli në përfundimin se të treja këto parti nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje me të njëjtët listë kandidatësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy