
Reshjet e dendura të borës goditën Gjermaninë jugore, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në aeroportin e Munihut, qendra e dytë më e ngarkuar në vend.
Zyrtarët vendas kanë njoftuar se fluturimet janë pezulluar deri në orët e vona të pasdites të së shtunës, për shkak të borës së madhe.
“Rreth 320 nga 760 fluturimet e planifikuara për të shtunën janë anuluar. Punonjësit po përpiqeshin të mbanin të paktën një pistë në shërbim dhe pa borë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sasia e madhe e borës tashmë ka çrregulluar edhe shërbimet e trenave në jug të Bavarisë dhe stacioni kryesor i trenave në Munih është i bllokuar.
Shërbimet e trenave në distanca të gjata janë anuluar dhe masa pritet të zbatohet gjithë të shtunën. “Ju rekomandojnë shtyrjen e udhëtimet për dhe nga Munihu”, kanë thënë autoritetet.
Autoritetet raportuan dhjetëra aksidente të trafikut rrugor në kushte të vështira atmosferike në të gjithë Gjermaninë jugore, duke përfshirë një përplasje masive në një autostradë me shtatë të lënduar, katër prej tyre rëndë.



