20 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa disa të tjerë dyshohet të jenë marrë peng në një klub nate homoseksualësh në Orlando të Floridës. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 2 të natës kur një agresor është futur brenda në klub, dhe si fillim ka qëlluar 7 persona ndërsa nuk i linte të tjerët të dilnin.
Agresori mësohet të ketë pasur edhe një bombë me vetë ndërsa mbante të veshur edhe një brez me eksploziv. Ndërkaq forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ende nuk është konfirmuar asnjë detaj mbi incidentin.
Autoritetet kanë paralajmëruar njërëzit përreth të qëndrojnë larg vendngjarjes pasi situata ende nuk është nën kontroll.



