Situata po kthehet gradualisht në normalitet pas "black- out-it” global në sistemin e Microsoft që shkaktoi kërdi në aeroporte dhe në tregjet financiare.

“Dua t’u kërkoj personalisht falje të gjitha organizatave, të gjitha grupeve dhe të gjithë njerëzve që u prekën nga kjo ndërprerje”, tha George Kurtz, CEO i CrowdStrike, në kanalin amerikan CNBC.
Ndërsa disa shërbime të linjave ajrore kanë filluar të kthehen në normalitet pas anulimit të mijëra fluturimeve, operatorët presin që disa vonesa dhe anulime të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.



