Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se opozita nuk duhet të identifikohet me një person.
Mediu tha se brezi i vjetër i politikanëve, përfshi edhe atë vetë nuk duhet të mendojë që të rikthehet në qeverisje.
Kreu i PR tha se Berisha duhet të thotë që po luftoj që në pushtet të vijnë disa njerëz të mençur.
Kur Berisha ka ditur të gjejë rrugët e bashkëpunimit me SHBA ne kemi arritur gjëra të mëdha, kujtoj NATO-n dhe pavarësinë e Kosovën. Ne duhet të devalorizojmë individët dhe të valorizojmë opozitën. Të mos identifikohet me një person të vetëm, por me të gjithë larminë. Brezi i vjetër i politikanëve duhet të kuptojë se më e rëndësishme nuk është rikthimi i tyre në pushtet, por mirëqeverisja. Ne duhet të kufizojmë veten. Nga unë i pari, s’ka sens të jem sërish në qeverisje. Berisha duhet të thotë jam për të luftuar që të vijnë disa njerëz të zotë dhe të mençur për të qeverisur Shqipërinë. Opozita duhet të bëjë atë që bëri në 2005-ën, ta ngrejë në një kualitet tjetër. Berisha dhe gjithë opozita duhet të krijojë qendra të tjera influence të ndikimit pozitiv, të mendimit ekonomik, shëndetësor, kulturor”,



