Karikaturisti Hoxhalli: Prej dy vitesh praktikoj artin e rrugës, tiparet ekzagjerohen

Karikaturisti Hoxhalli: Prej dy vitesh praktikoj artin e rrugës, tiparet ekzagjerohen

Karikaturisti korçar Mateo Hoxhalli tregon se ka mbi dy vite që merret me karikaturë dhe dhjetë vite që merret me pikturë dhe aktrim.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, tregoi se ka dy vite që praktikon artin e rrugës dhe se është frymëzuar nga modele që ka parë në Amerikë dhe Europë.

Këto ditë do jemi te sheshi “Skënderbej”, për gjithë njerëzit që do jenë aty rrotull.

Njerëzit e njohin karikaturën, ata që janë të interesuar marrin vesh nga arti. Ka që e pëlqejnë, ka të tjerë që thonë, pse moj ashtu jam unë?

Ky është qëllimi, të mos jesh aty. Karikatura ka për qëllim që tiparet të ekzagjerohen.

Karikaturën e parë ia kam bërë një shoku para dy vitesh në akademi, i cili mbeti pa fjalë.

Dhe më tha, ore pse nuk merresh me karikaturë? Që atëherë fillova dhe nuk jam ndalur më.

Të punosh në rrugë, do shpejtësi. Po më mbajte me muhabet e vonoj çik.

Hoxhalli bëri edhe një karikaturë të moderatorit Rei Bezhani, duke ngjallur të qeshura pafund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy