Aleanca për Teatrin letër Metës e Shehut: Mos dekreto buxhetin, KLSH të kallëzojë zyrtarët (VIDEO)

Aleanca për Teatrin letër Metës e Shehut: Mos dekreto buxhetin, KLSH të kallëzojë zyrtarët (VIDEO)

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga presidenti i Republikës, Ilir Meta të mos dekretojë buxhetin e 2021, i miratuar nga mazhoranca në parlament.

Me anë të një kërkesë , që e disponon edhe TvT, artistët kërkojnë nga kreu i shtetit mos dekretimin e ligjit “Për buxhetin e shtetit 2021”, pasi e cilësojnë antikushtetues dhe të votuar mbi bazën e një vendimi korruptiv dhe klientelist nga komisioni i Ekonomisë, për të cilën Aleanca ka bërë padi edhe në SPAK . 

Po ashtu artistët i janë drejtuar edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit që të kryejë një auditim, lidhur me procedurën e ndjekur nga Komisioni i Ekonomisë për miratimin e huasë nga buxheti i shtetit prej 36 mln euro, hua e kërkuar nga Bashkia e Tiranës  për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Duke qenë se kjo për artistët vë në rrezik buxhetin e shtetit, ata i kërkojnë kreut të KLSH-së, Arben Shehu të kallëzojë penalisht në SPAK të gjithë zyrtarët e dyshuar në këtë aferë korruptive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy