
Situata e zjarreve në fshatrat e Dropullit duke se sot po shkon drejtë normalizimit.

Si raporton për ‘MCN live’ korrespondentja nga Gjirokastra, Jonida Qirko, edhe sot zjarrfikësit kanë dal në terren për te mbajtur situatën nën kontroll.
Sipas saj kanë ardhur ne ndihmë edhe dy helikopter nga Greqia për të vijuar ndërhyrjen nga ajri.
Dje zjarri ka dal në rrugën nacionale Gjirokastër- Kakavijë që është shpërndarë duke marrë flakë e gjithë
zona e cila është e mbjelle me kulturën e mistri, jonxhës dhe kulturave te tjera bimore.
Sot kemi një situatë më të normalizuar dhe është operuar edhe me mjetet zjarrfikëse tonat të Drupullit dhe të të gjithë qarkut Gjirokastër dhe nga ajri është operuar sepse mjete që disponojnë nuk ishin të kapaciteteve të duhura për të fikur zjarret por për më shumë siguri,
Janë dy helikopter nga Greqia që po monitorojnë situatën dhe po operojnë në raste zjarri.
Sot zjarrfikësit e Dropullit dhe Gjirokastrës janë në gatishmëri për të parë situatën përgjatë orëve të pikut pasi temperaturat e larta e favorizojnë dhe mund të ketë serish një vatër zjarri.
Kujtojmë se mbrëmë teksa përpiqeshin të shuanin zjarrin, një efektiv zjarrfikës është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë ndërsa një tjetër u asfiksua.



