Dy persona u plagosën me armë zjarri mbrëmë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Misto Mame”, rreth orës 23:30, në rrethana ende të paqarta. Të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet Xh.V, 33 vjeç dhe J.Sh, 25 vjeç.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes, është gjetur i braktisur një automjet tip “Golf”, si dhe janë sekuestruar disa gëzhoja të dala nga një armë e llojit pistoletë.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes dhe as autorët. Policia po punon për identifikimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



