Revokohet gjykimi i shkurtuar, procesi për Adriatik Llallën do të nisë nga fillimi

Revokohet gjykimi i shkurtuar, procesi për Adriatik Llallën do të nisë nga fillimi

Gjyqi nga Adriatik Llallës do të rihapet nga e para. Mësohet se është revokuar gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Seanca tjetër është caktuar për në datën 20 prill, ora 9 paradite. Llalla ka deklaruar se ‘Gjykata do të dalë me një njoftim, çështjen do e ndjek deri në fund’.

Llalla akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë "Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim" në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme 

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka shkuar këtë të premte në Gjykatën e Posaçme, aty ku zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të tij. Kjo ishte hera e parë që Llalla paraqitej në gjyq, ndërsa këtë seancë bashkë me avokatin e tij, ai pritet të bëjë mbrojtjen ndaj akuzës së ngritur nga organi i akuzës për deklarim të rremë të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se SPAK kërkoi 1 vit e 4 muaj burg. Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues, që për 5 vite Adriatik Llalla të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy