Të paktën 94 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në përleshjet në kufirin Kirgistan-Taxhikistan.
Luftimet midis dy shteteve të Azisë Qendrore shpërthyen të mërkurën, ndërkohë që të premten u vendos një armëpushim ems dy shteteve.
Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov thotë se të shtënat janë ndalur, por deklaratat provokuese vazhdojnë në internet.
Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shpërthimin e dhunës.
Kirgistani dhe Taxhikistani ndajnë një kufi prej 1,000 km një e treta e të cilit është e diskutueshme.



