Kryegjyqtari Vlorës hedh "bombën": Në gjykatë çohen vetëm punëtorët e kanabisit, jo kultivuesit

Kryegjyqtari Vlorës hedh "bombën": Në gjykatë çohen vetëm punëtorët e kanabisit, jo kultivuesit

Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Haluci, ka bërë një deklaratë të fortë publike ku deklaron se në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit.

“Në gjykatë vijnë vetëm punëtorët, jo organizatorët e kultivimit. Vijnë vetëm punëtorët që vadisin prashisin dhe ruajnë. Organizatorët e kultivimit të bimëve narkotike nuk kanë ardhur deri më sot për tu gjykuar të paktën në gjykatën që drejtoj unë prej 3 vitesh”, tha Haluci.

“Problemi është se hetimet janë të përcipta, në gjyq vijnë punëtorët dhe nuk shkohet më tej për të kapur organizatorët, ata kultivuesit e vërtetë jo punëtorët e hashashit “, shprehet ai.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës shprehu shqetësimin për volumin e madh të dosjeve që u duhet të gjykojnë.

“Numri i dosjeve në proceset civile shkon në 900 vendime në vit, ndërsa në proceset penale 300- 400 dhe më shumë. Edhe sikur të jetë e plotësuar organika prej 14 gjyqtarësh është absolutisht e pamundur përballimi i kësaj situate me 14 gjyqtarë. Duhet të jetë të paktën dyfishi i gjyqtarëve", shprehet Haluci.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy