
Dy të rinj kanë hapur zjarr ndaj policisë, ndërsa tentonin tu largoheshin këtyre të fundit. Ngjarja ka ndodhur orëve të para të mëngjesit, ndërsa bëhet me dije se dy të rinjtë që ndodheshin në një automjet të vjedhur kanë tentuar t’i largohen policisë pasi grabitën një karburant në Sektor Rinia, Durrës.
Automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe për pasojë ka dalë nga rruga tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore në Vorë, dhe në këtë moment ata kanë hapur zjarr ndaj policisë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur njëri nga autorët, 28-vjeçari Ardit Domi, ndërsa 27-vjeçari Lorenc Çali, pasi bëri rezistencë me armë, u neutralizua dhe u kap nga efektivët, të cilëve iu erdhën në ndihmë edhe forcat e policisë nga Tirana.



