Google parashikon sëmundjet e zemrës duke analizuar imazhet e retinës

Google parashikon sëmundjet e zemrës duke analizuar imazhet e retinës

Google do të aplikojë inteligjencën artificiale për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Kjo do të bëhet falë skanimit të retinës, e cila jep informacion për predispozitën që ka secili për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Metoda e re e diganostikimit është më pak invazive, pasi nuk ka nevojë për analiza gjaku. Google thotë se kërkimet në lidhje me këtë metodë duhet të thellohen për të përsosur akoma më tej diagnostikimin përmes kësaj metode.

Studime të mëparshme mjekësore kanë zbuluar se ka një lidhje mes enëve të gjakut në retinën e syrit dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Google thotë se skanimi i retinës ka parashikuar saktë në 70% të rasteve rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare brenda 5 vitesh te pacientët që iu nënshtruan eksperimentit.   

Teknika e përdorur nga Google bazohet te një “hartë nxehësie”, një paraqitje grafike e të dhënave që përcaktojnë pjesët e syrit që janë përgjegjëse për parashikimin e rrezikut të sëmundjes. P.sh. algoritmi i Google u kushton më shumë rëndësi enëve të gjakut për të parashikuar presionin e gjakut.

Ekspertët e Google-it janë opitimistë se një metodë e tillë mund të shtrihet edhe në fusha si kërkimet mbi kancerin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy