Refuzohet zgjatja e afatit të Territoriales/ Berisha: Raporti s’është miratuar në komision, i paligjshëm

Refuzohet zgjatja e afatit të Territoriales/ Berisha: Raporti s’është miratuar në komision, i paligjshëm

Parlamenti rrëzoi me 82 votat kundër të mazhorancës kërkesën e Partisë Demokratike që të zgjatej me tre muaj afati për komisionin e reformës territoriale. 

 

Në fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha tha se, nga opozita në komision, është bërë puna më serioze dhe ajo është konkretizuar në një raport prej 400 e sa faqesh.

 

Ai deklaroi se raporti i paraqitur nga maxhoranca nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe për rrjedhojë është i paligjshëm.

 

Axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me konsulta të tjera. Raporti që pretendoni të paraqisni sot është absolutisht i paligjshëm. Nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe në praktikën dhjetëra vjeçare, komisionet bipartizane kanë shtyrë sa herë ka qenë e nevojshme afatet. 

 

Ju sot paraqiteni këtu me një raport që nuk është paraqitur në komisionin e reformës. Ky është një brutalitet. Ky është një akt me të cilin ju doni me çdo kusht të largoni pushtetin nga qytetarët. Lexoni pak historinë e Shqipërisë, në 500 vitet e fundit nuk e ka bërë asnjë pushtues, asnjë regjim, asnjë diktaturë. 

 

Dhe tani kur e patë se shqiptarët hedhin poshtë me përçmim reformën e bërë, ndërpretë konsulta, sillni në parlament në mënyrë të paligjshme një raport. Ja ku është raporti ynë, por ne gjersa ky raport nuk është i debatuar në komisionin e ngritur, ne nuk e dorëzojmë se duhet se edhe ai që ka përgatitur pala juaj, edhe ky, të paraqiten në komision, të debatohen, pastaj të vijnë në parlament. 

 

Po ju nuk keni as ligj, as Kushtetutë, as normë, as moral. Atëherë ju vërtet mund të bëni një akt të tillë, por ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të ngrihen në një kryengritje të përgjithshme të fuqishme kundër jush në mënyrë që të bëjnë drejtësinë që i takon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy