Presidenti i ri/ Balla flet pas takimit me Mediun, zbulohet kërkesa e dy grupeve parlamentare

Presidenti i ri/ Balla flet pas takimit me Mediun, zbulohet kërkesa e dy grupeve parlamentare

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli për mediat pas takimit me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, ku u diskutua mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Balla u shpreh se dy grupet parlamentare të përfaqësuar nga Mediu dhe Doda kanë kërkuar shtyrjen e afateve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Po sot kemi pasur kontakte me 2 prej 3 grupeve parlamentare të opozitës, me z.Mediu dhe znj.Doda. Kërkesa e tyre ishte që Konferenca e pare e Kryetarëve, mos jetë 29 prill, por 4 ose 6 maj, dhe pastaj duke mos harruar, brenda 7 ditëve të zhvillohen raundet pasuese. E kam mikpritur propozimin e dy grupeve të opozitës. Nesër do t’i drejtohem me një shkresë kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate. Grupi parlamentar i PD s’është mbledhur dhe vendimmarrjet e tyre duhen respektuar”.

Dje deputetët e PS hodhën zarfet e tyre me 3 kandidatura lidhur me kreun e ri të shtetit. 67 kandidatura janë përzgjedhur nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes mazhorancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy